Basketboll

HAPET EDHE ZYRTARISHT AFATI KALIMTAR NË BASKETBOLLIN KOSOVAR

Federata e Basketbollit të Kosovës zyrtarisht nga sot e ka bërë të hapur afatin kalimtar të transfereve në basketbollin tonë.

“Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se nga 27.8.2019 deri më 7.9.2019 do të jetë afati kalimtar për të gjitha grupmoshat, si dhe paraqitja e lojtarëve të huaj. Ju lutemi që për paraqitjen e lojtarëve të respekoni rregulloret mbi kalim dhe regjistrim të lojtarëve”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Disa prej ekipeve kosovare vetëm se i kanë kompletuar rosteret për edicionin e ri.

Komentet janë të mbyllura.