Under Header

spot_img

Golden Eagle Ylli ndahet me Larry Thomas

spot_img

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me ndryshime të rëndësishme në përbërjen e skuadrës.

Klubi suharekas ka njoftuar sot se ka vendosur të ndahet me basketbollistin e huaj, Larry Thomas i cili nuk ka arritur të bind me paraqitjet e tij gjatë pjesës vjeshtore të sezonit.

Drejtuesit e Yllit kanë marrë vendim për largimin e lojtarit si pjesë e një riorganizimi më të gjerë të ekipit.

Golden Eagle Ylli ka pasur një paraqitje tejet të dobët në stinorin vjeshtor, duke regjistruar vetëm katër fitore, rezultate këto që kanë detyruar drejtuesit të ndërmarrin ndryshime radikale në përbërje dhe në stafin teknik.

Fillimisht, klubi u nda me trajnerin Fotis Takianos, ndërsa tashmë në krye të ekipit është emëruar Jeronimo Sarin, i cili do të ketë detyrën e vështirë të rikthejë stabilitetin dhe rezultatet pozitive në pjesën e dytë të sezonit.

Me këto lëvizje, Golden Eagle Ylli synon të ndryshojë rrjedhën e edicionit dhe të jetë konkurrues në vazhdim të garave në Superligën e Kosovës, madje duke kërkuar trofetë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme