Under Header

spot_img

Bashkimi njofton për hapjen e fan shopit zyrtar në Prizren

spot_img

Prizreni do të ketë për herë të parë një Fan Shop zyrtar të KB Bashkimit, duke u ofruar tifozëve mundësinë që pas shumë vitesh të pajisen me produkte origjinale të klubit.

Hapja zyrtare e Fan Shop-it do të bëhet më 7 janar, duke filluar nga ora 12:00, në një lokacion qendror të qytetit, në Bazhdarhanë, përballë palestrës “Sezai Surroi”.

Në këtë hapësirë do të jenë në dispozicion fanella zyrtare, maica, aksesorë dhe suvenire të ndryshme të KB Bashkimit, ndërsa fanellat do të ofrohen për të gjitha moshat dhe me numra të ndryshëm, duke përmbushur kërkesat e tifozëve të klubit.

Në ceremoninë e hapjes pritet të jenë të pranishëm lojtarët dhe stafi i KB Bashkimit, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të veçantë për adhuruesit e basketbollit prizrenas.

Hapja e Fan Shop-it vlerësohet si një hap i rëndësishëm për afrimin e klubit me tifozët dhe për forcimin e identitetit të KB Bashkimit në qytetin e Prizrenit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme