Under Header

spot_img

Nesër dhe pasnesër çerekfinalet e Kupës, ndeshje të forta

spot_img

Kupa e Kosovës për meshkuj ka hyrë në fazën çerekfinale, ku skuadrat do të përballen fillimisht në ndeshjet e para, ndërsa më pas edhe në ato të kthimit, sipas sistemit ardhje-vajtje, i cili do të aplikohet deri në gjysmëfinale.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen të mërkurën (nesër), ku në Mitrovicë, nga ora 18:45, Trepça do të përballet me Golden Eagle Yllin, ndërsa në Prishtinë, po në orën 18:45, Bora do të presë Rahovecin.

Programi vazhdon të enjten (pasnesër), kur Vëllaznimi do të jetë nikoqir i Sigal Prishtinës, nga ora 18:45, ndërsa në Prizren, Bashkimi do të përballet me Go+ Pejën, gjithashtu nga ora 18:45.

Pas disa ditësh, do të zhvillohen edhe ndeshjet e kthimit, të cilat do të përcaktojnë skuadrat që do të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme