Java e 18-të e Superligës së Kosovës në basketboll solli ndeshje interesante dhe paraqitje individuale të dalluara.
Sips vlerësimit të FBK-së, titulli i MVP-së së javës i takoi basketbollistit të Vëllaznimit, Jericole Hellems.
Një nga përballjet më tërheqëse të kësaj xhiroje u zhvillua në Gjakovë, ku vendasit regjistruan fitore të rëndësishme. Hellems ishte figura kryesore e ndeshjes, duke realizuar double-double me 23 pikë dhe 10 asistime, ndërsa kontribuoi edhe me 8 kërcime. Për paraqitjen e tij, ai u vlerësua me 25 pikë indeksi, çka i siguroi çmimin e më të mirit të javës.
MVP i javës:
Jericole Hellems (Vëllaznimi) – 23 pikë, 8 kërcime, 10 asistime (25 indeksi)
Top 5 lojtarët e javës:
- Jericole Hellems (Vëllaznimi) – 23 pikë, 8 kërcime, 10 asistime (25 indeksi)
- Yor Anei (Vëllaznimi) – 19 pikë, 7 kërcime, 1 asistim (25 indeksi)
- Shanon Shorter (Bashkimi) – 24 pikë, 5 kërcime, 3 asistime (26 indeksi)
- Kenny Hasbrouck (Trepça) – 27 pikë, 1 kërcim, 1 asistim (24 indeksi)
- Oshowen Williams (GO+ Peja) – 21 pikë, 3 kërcime, 7 asistime (22 indeksi).



