Under Header

spot_img

Si erdhi deri tek ndarja mes Golden Eagle Yllit dhe Jeronimo Sarin?

spot_img

Jeronimo Sarin ditë më parë përfundoi bashkëpunimin me Golden Eagle Yllin.

Pas postimit të kroatit Jeronimo Sarin, në opinion u shkaktua pak konfuzitet lidhur me këtë çështje, pasi dihet se ai prej javësh nuk e ka drejtimin e skuadrës nga Suhareka, ndërsa asnjëra palë nuk kishte njoftuar zyrtarisht asgjë.

Duhet cekur se ai ishte pjesë e klubit nga 2 dhjetori deri më 1 janar, në bazë të një marrëveshjeje try-out, e cila fillimisht ishte paraparë të zgjasë dy muaj, ka mësuar AsistiOnline.com

Kontratat e këtij lloji në stafin teknik përdoren nga klubet për të vlerësuar nga afër qasjen profesionale, funksionimin e procesit stërvitor dhe përshtatjen e trajnerit me strukturën e ekipit, duke i lënë klubit të drejtën që, përmes mekanizmit të daljes (exit mechanism), ta mbyllë bashkëpunimin para afatit të plotë nëse vlerësohet se pritshmëritë nuk janë përmbushur.

Sipas informacioneve të AsistiOnline.com, pas analizave të brendshme të bëra nga drejtuesit dhe stafi i klubit, Golden Eagle Ylli ka vendosur ta shfrytëzojë këtë mekanizëm dhe ta ndërpresë provën pas rreth një muaji.

Gjatë kësaj periudhe, Superliga ishte e shtyrë për 21 ditë për shkak të zgjedhjeve, çka ndikoi që Sari, në aspektin praktik, të kishte rreth 19 ditë pune efektive me skuadrën, përpara se klubi të merrte vendimin përfundimtar për mbylljen e bashkëpunimit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme