NISË KAMPIONATI BOTËROR, SERBIA DËRRMON ANGOLËN NË NDESHJEN HAPËSE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme në mëngjes sipas kohës sonë, ka nisur Kampionati Botëror në Basketboll që do të zhvillohet në Kinë nga 31 Gushti më 15 Shtator.
Në ndeshjen e parë dhe hapëse të Kampionatit, Serbia mposhti thellësisht ekipin e Angolës me plotë 46 pikë diferencë, 59-105.
Më të dalluarit në fitoren e serbëve sot ishin, Bogdan Bogdanovic me 24 pikë dhe Nikola Milutinov e Nikola Jokic me nga 14 pikë.
Tek Angola u dalluan, Carlos Morais me 15 pikë dhe Leonel Paulo me 10 pikë.
Kjo ndeshje i përket grupit D.
Komentet janë të mbyllura.