BRAZILI BEFASON GREQINË, LITUANIA NUK GABON
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy takime tejet interesante në Kampionatin Botëror.
Lituania e ka mposhtur pa telashe të mëdha Kanadanë 92-69 dhe tash pothuajse kalon në fazën e dytë të Botërorit.
Edgaras Ulanovas dhe Jonas Valanciunas me nga 13 pikë, ishin më të dalluarit në këtë fitore të Lituanisë.
Greqia është befasuar nga Brazili, me këta të fundit që e fituan ndeshjen me rezultat minimal 79-78, por me fitore shumë të vlefshme.
Anderson Varejao me 22 pikë dhe Marquinhos Sousa me 15 pikë ishin individët kryesorë në këtë fitore të Brazilit sot.
Komentet janë të mbyllura.