Basketboll

TREPÇA VAZHDON KONTRATAT E TË GJITHË VENDORËVE, AFËR EDHE HAJRIZI E MALA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës po vazhdon me konsolidimin e fuqishëm të skuadrës për stinorin e ri.

Mitrovicasit nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare në Facebook, kanë konfirmuar se kanë vazhduar kontratat me të gjithë lojtarët vendorë dhe poashtu janë afër marrëveshjes me Drilon Hajrizin dhe Musab Malën.

”Sot KB. Trepca vazhdoi bashkepunimin edhe per sezonen 2019/2020 me te gjithe lojtaret vendor si dhe trenerin e sukseseve Ilir Selmanin. Lojtaret per sezonen 2019/ 2020 jane.
Valdrin Haxhiu
Imer Tahiri
Besnik Azemi
Agon Selmani
Ibrahim Pepic USA
Burim Zekici
Ramadan Zekici
Donat Musa
Si dhe disa te rinje nga Shkolla e Basketbolli.
Gjithashtu me ekip do te jene edhe 4 amerikan qe do ta ndihmojn Klubi.
Se shpejti pritet qe te arihet merveshja me Drilon Hajrizin dhe Musab Malen dhe KB. Trepca do te kthehet ne majat e basketbollit Kosovar”, thuhet në njoftimin e mitrovicasve.

Komentet janë të mbyllura.