Përfaqësuesja e Kosova A te meshkujt, ka nisur dje grumbullimin e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës në parakualifikimet për EuroBasket 2029.
AsistiOnline.com ka mësuae se ekipi është vendosur në Prizren, aty ku edhe do të zhvillohet takimi zyrtar. Seancat stërvitore kanë filluar dje dhe do të vazhdojnë deri të premten, me fokus në aspektin taktik dhe përgatitjen fizike të lojtarëve.
Sipas planit të stafit teknik, përfaqësuesja pritet të stërvitet dy herë në ditë, duke intensifikuar ritmin e punës në prag të përballjes.
Ekipit po i prin në stërvitje selektori Bujar Loci me ndihmësit Andin Rashica e Petrit Zeqiri, derisa me anën kondicionale po merret trajneri Yner Berisha.
Ndeshja është caktuar të luhet më 27 shkurt (e premte) në Prizren, ndërsa grumbullimi aktual do të shërbejë për konsolidimin e skuadrës dhe harmonizimin e reparteve para sfidës së radhës. /AsistiOnline.com/



