Under Header

spot_img

Dy ditë nga ndeshja tepër e rëndësishme e Kosovës, duhet mobilizim e përkrahje masive

spot_img

Përfaqësuesja A e Kosovës te meshkujt pas dy dy ditëve e zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në vitet e fundit në arenën ndërkombëtare.

Djelmoshat tanë e presin Sllovakinë në kuadër të parakualifikimeve për EuroBasket 2029 të premtën nga ora 19:00.

Aktualisht Kosova dhe Sllovakia kanë nga 1 fitore në grup, duke mposhtur Shqipërinë e kjo e fundit ka 2 humbje.

Katër ekipe – tre fitueset e grupeve dhe nënkampionia më e mirë do të avancojnë në raundin e dytë të parakualifikimeve të garës.

Andaj, minimalisht fitore na duhet me patjetër ndaj sllovakëve e për të pasur gjasat e mëdha për kualifikim, na duhet fitore sa më e thellë, për çka duhet përkrahje masive e tifozëve, pastaj djelmoshat tanë duhet ta tregojnë veten dhe ta përfundojnë punën në parket.

Mos mungoni, Kosovës sonë e të secilit prej nesh i duhet përkrahja masive. Jo vetëm pjesëmarrja por edhe përkrahja, janë obligim për shtetin tonë.

Vlen të ceket se biletat e ndeshjes kushtojnë 5 euro. Ato po shiten në Fan Shopin e KB Bashkimit në Prizren, atje edhe ku do të zhvillohet ndeshja. Fan Shopi gjendet para palestrës ”Sezai Surroi” në rrugën kryesore atje. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme