Under Header

spot_img

Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit pas vazhdimeve

spot_img

Bashkimi shënoi fitore si mysafir ndaj Rahovecit 029 me rezultat 88-93 pas vazhdimeve në një ndeshje super dramatike.

Rahoveci 029 e mbylli çerekun e parë në epërsi 30-22 dhe shkoi në pushim me avantazh 51-41. Në periudhën e tretë, Bashkimi e ngushtoi dallimin dhe para dhjetë minutave të fundit rezultati ishte 51-44 për vendasit.

Në çerekun e katërt, mysafirët u kthyen gradualisht në lojë. Bashkimi barazoi fillimisht në 77-77 e më pas edhe në 84-84, kurse fituesi u përcaktua në vazhdime. Në shtesë, Bashkimi ishte më i saktë në momentet vendimtare dhe e mbylli takimin me rezultat 88-93.

Te Bashkimi, më efikasi ishte J. Riley me 26 pikë, ndërsa S. Shorter shtoi 14 dhe L. Zeqiri kontribuoi me 14 pikë e 12 kërcime. Te Rahoveci 029, u dallua J. Mccorrmick me 30 pikë, ndërsa K. Pullian shtoi 21 pikë dhe 7 asistime.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme