Prishtina e pret sonte Bashkimin në duelin e fundit nga xhiro e 25-të e elitës së basketbollit kosovar.
Ekipi prizrenas çaste më parë ka bërë njoftim para këtij dueli.
”Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jenë pjesë e rosterit për ndeshjen e sontme kundër Prishtinës për shkak të lëndimeve. Të dy pritet të rikthehen shumë shpejt dhe të jenë të gatshëm për ekipin”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.
Ndeshja mes dy ekipeve nis nga ora 19:30. /AsistiOnline.com/



