Under Header

spot_img

Isaiah Cousins shkëlqen në Poloni me nënkampionin, ia shënon Anwilit 30 pikë

spot_img

Isaiah Cousins ka debutuar në basketbollin polak.

Amerikani u largua nga Bashkimi javë më parë, derisa ka zhvilluar dje edhe ndeshjen e dytë me ekipin e ri, Torun që është edhe nënkampion aktual në elitën polake.

Në ndeshjen e dytë e zhvilluar dje, Cousins shkëlqeu duke realizuar plot 30 pikë ndaj ekipit që e mposhti edhe me Bashkimin në Prizren në kualifikimet e FIBA Europe Cup 80-75. Atë kohë Cousins pikërisht Anwilit ia kishte shënuar 21 pikë në 36 minuta lojë, por kishte pasur edhe 7 kërcime e 3 asiste.

Dje ndaj Anwilit në elitën polake Cousins i siguroi ekipit fitore 87-98, derisa kishte plot 30 pikë, 8 asiste e 7 kërcime në 34 minuta lojë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme