Under Header

spot_img

Peja barazoi serinë ndaj Golden Eagle Yllit

spot_img

Pejanët fituan bindshëm ndeshjen e dytë çerekfinale të “Play-off”-it 99:81 (19:15, 27:28, 30:17, 23:21) ndaj Golden Eagle Yllit.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, por shumë shpejt u rikthyen mysafirët, ku pjesa e parë ishte e baraspeshuar. Dallimi vendimtar u bë në periudhën e tretë, ku shkëlqyen pejanët 30:17, derisa në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar bindshëm 99:81.

Nga 16 pikë te vendasit kishin Arti Hajdari dhe Dejon Davis, derisa 17 Daquan Bracey, ndërsa më i dalluari te mysafirët ishte Tyreek Smith me 18 pikë e shtatë kërcime.

Ndeshja e ardhshme në Therandë do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale do të ndeshet me Trepçën.  

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme