Lajmi për shitjen e plotë të biletave është kryefjala e basketbollit evropian momentalisht.
Detajet nga shitja e menjëhershme e biletave, që ndodhi gjatë ditës së sotme, për fazën e fundit të “Final Four” të datës së finales, tregojnë për një interesim të jashtëzakonshëm.
Kërkesë e paprecedentë sa i përket interesimit, që nuk ishte parë të paktën për një kohë të gjatë.
Faza e 1-rë (që në shkurt), regjistroi mbi 1 milion tifozë që u futën në faqen e EuroLeague njëkohësisht, duke bërë që shitja e të gjitha biletave të ndodh në më pak se 5 minuta.
Ngarkesa e fundit e biletave, që dolën në shitje sot, ishte faza e 4-të, njëherit edhe mundësia e fundit për publikun e gjerë që të siguronte ulëse standarde.Duke qenë se ky ‘Final Four’ mbahet në Athinë në ‘Telekom Center’ (OAKA e rinovuar), kërkesa ishte jashtë kontrollit, sidomos për shkak të dy ekipeve greke, Panathinaikos (kampion në fuqi, shtëpi e së cilës skuadër është arena ‘OAKA’) dhe Olympiacos (skuadra me formën më të mirë dhe favoriti kryesor këtë sezon).
Ndërsa, parashikimet që në finale të Evropës mund ta kemi “derbin e armiqve të përjetshëm” grek, ka çmendur tifozerinë e EuroLeague, posaçërisht të këtyre dy skuadrave.
“Final Four” do të mbahet nga 22-24 maj 2026, por deri te përcaktimi i 4 skuadrave të fundit, së pari na pret faza e Play-in dhe Playoff-it. /Indeksionline



