ÇKA TRANSFEROI PEJA E RIKTHYER
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja ditë më parë mori lajmin se iu është pranuar kërkesa për rikthim në elitën e basketbollit kosovar.
Pas këtij super-lajmi, drejtuesit e klubit pejanë kanë përvjelur mëngët dhe në ditët e fundit të afatit kalimtarë, kanë transferuar një numër të konsiderueshëm lojtarësh.
Peja ka emëruar trajner, kroatin Jeronimo Sarin, që ka eksperiencë edhe tek Prishtina e Bashkimi në Kosovë.
Pa dyshim emri më i bujshëm tek pejanët është rikthimi i Drilon Hajrizit që së fundmi ishte lojtar i Bashkimit. Peja ka transferuar edhe Ergin Groshën nga Ponte Prizreni dhe Beqë Kovaqin nga Feronikeli si dhe kanë transferuar edhe natyralizimin e Kosovës, Malcolm Armstead që do të llogaritet si vendorë.
Peja ka transferuar edhe tre lojtarë të huaj:
Fundorin amerikan, Jamichael Morgan që është aktivizuar në Ligën – JBA me një mesatare prej 25.4 pikësh për ndeshje.
Qendrën nga Bregu i Fildishtë Willy Kouassi që është i gjatë 2,08cm dhe njihet si një lojtarë tejet cilësorë.
Pejanët kanë transferuar edhe kroatin, Henrik Sirko që luan në pozitat 3/4 dhe i cili ka një karrierë tejet të pasur. Sirko ka luajtur për skuadrat elitare kroate si: Split, Zadar, Sibenik, Zabok,si dhe stinorin e shkruar luajti tek Peristeri në Superligën e Greqisë.
Pejanët kanë afruar në radhët e veta edhe lojtarë të rinjë si: Albin Berisha, Ermal Bojku, Valtrim Krasniqi, Dorian Deqani, Fisnik Kraku dhe Alldin Qallaku.
Komentet janë të mbyllura.