Under Header

spot_img

Nga Agon Fehmiu : Tre skenar për ndeshjen e tretë, kush fiton?

Bashkimi favorit i lehtë por ... !?

spot_img

Duke i pasur parasysh gjitha analizat statistikore, taktikat e trajnerëve, strategjitë që i kanë përdorur dhe filozofinë e tyre të basketbollit mund të parashikoj tre skenar të mundshëm për ndeshjen e tretë gjysmëfinale midis Bashkimit e Borës

Skenari 1 (më i mundshmi: fitorja e Bashkimit)
Duke e pasur parasysh se Bashkimi sonte luan para publikut të vet i cili sivjet ka qenë me të vërtet lojtari i gjashtë i portokallinjve kur kanë luajtur si nikoqirë, ky do të jetë një presioni madh për mysafirët e Borës dhe në veçanti kur kemi parasysh se sonte, pas dy ndeshjeve të ngushta dhe disfatës në Prishtinë, trajneri Jovoviq do të tentoj që me lojë agresive të detyroj gabimet e lojtarëve të Borës për të krijuar raste për kundërsulme të shpejta dhe pikë te lehta. Gjithashtu, mbrojtja e Bashkimit do të tenton të mbyll vijat e pasimit dhe sidomos me presing ndaj lojtarëve me top, qoftë organizatorëve të lojës apo atyre që janë në pozitë për shut, duke i detyrua në gjuajtje të vështira. Nga ana tjetër në sulm, Bashkimi do të tentoj të fus topin në brendi dhe të dominoj me armën më të fortë që është, shënimi për dy pikë nga afërsia

Skenari 2 ( ndeshja të jetë e ngushtë dhe e paparashikueshme)
Nëse ndodh sikurse në ndeshjen e dytë gjysmëfinale që Bora të ketë avantazh të lehtë në kërcime dhe të ruaj efikasitetin e lartë për treshe por duke mos pasur kujdes shumë në topa të humbur e nga ana tjetër Bashkimi të dominon në brendi dhe kundërsulme , atëherë do të kemi një ndeshje të ngushtë dhe të paparashikueshme e cila mund të vendoset sikurse ajo e dyta, në sekondat e fundit me një gjuajtje të lirë apo me një posedim

Skenari 3 (fitorja e Borës që do të ishte befasi)
Nëse ndodh që sonte Bora të kontrolloj numrin e topave të humbur duke e ul nën 10, të qarkulloj shpejt topin dhe të hap lojën duke krijuar raste për treshe dhe të ketë efikasitet mbi 40% për tri pikë atëherë mysafirët kanë gjasa për ta fituar lojën

Me e përmbledh, ndeshja e tretë do të jetë betejë ndërmjet “ lojës në brendi dhe gjuajtjeve për treshe”
Nëse loja bëhet fizike dhe në brendi, sidomos post të ultë Bashkimi është favorit por nëse shndërrohet në duel të snajperistave dhe bëhet e hapur atëherë Bora është favorite.
Aktualisht Bashkimi dominon në shënime për 2 pikë nga brendia dhe afërsia, që është lojë më e qëndrueshme dhe e sigurtë kurse Bora varet më shumë nga fakti nëse “snajperistët e saj” e kanë ditën e vet dhe janë të saktë nga distanca për treshe, që është me risk më të madh
Bazuar në gjitha këto, Bashkimi ka 55% për fitore sonte dhe Bora 45%

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme