Under Header

spot_img

ANALIZA SPECIALE NGA AGON FEHMIU : ÇKA NDODHI NË NDESHJEN E TRETË

spot_img

Bashkimi udhëheq 2 me 1 në seri dhe sonte Bora kërkon barazimin por portokallinjtë, nënkampionët aktual do të tentojnë që sonte punën ta përfundojnë dhe në finale të kalojnë, për herë të dytë rresht brenda dy stinorëve
Për dallim nga dy ndeshjet e para të cilat u vendosën në sekondat e fundit dhe ishin të ngushta e dramatike, përballjen e tretë Bashkimi e fitoi me 15 pikë dallim.
Ndeshjen e parë në Prizren e fitoi Bashkimi me rezultat 73:70 duke e rikthyer rezultatin në çerekun vendimtar kur 8 minuta para se të përfundonte kishte minus prej 12 pikëve por fal shpërthimit të Shanon Shorterit, portokallinjtë, fillimisht e anuluan disavantazhin dhe pastaj e fituan krejt përballjen për t’i nis gjysmëfinalet me fitore në sekondat e fundit kurse Bora u revanshua në mënyrë pothuaj identike në ndeshjen e dytë duke e barazuar serinë në 1 me 1, fal gjuajtjes së lirë të Jordan Dingleit në sekondat e fundit për triumf me rezultat minimal 76:75.
Ndërkohë, të mërkurën në Sezai Surroi, në një ambient fantastik, Bora e nisi ndeshjen e tretë me seri të stuhishme prej 11:0 fal tre tresheve rresht, fillimisht nga Jordan Dingle dhe pastaj dy trepikëshave të njëpasnjëshëm të kapitenit Amin Hot. Kur dukej se Bora po përgatiste një befasi të madhe, portokallinjtë e udhëhequr nga strategu Jovoviq nuk u dekoncentruan dhe fal treshes Shorter, Vooten dhe Bunjaku fillimisht barazuan në minutën 13 dhe më pas kaluan në epërsi të cilën nuk e lëshuan asnjëherë duke e arrit maksimumin prej plus 15, mu në fund të duelit, për fitore me rez. 88:73
Pra, aktualisht Bashkimi udhëheq 2 me 1 në seri dhe është vetëm një hap larg finales së dytë rresht kurse për Borën e cila sivjet pa asnjë dyshim është befasia më e madhe dhe më e këndshme e edicionit 2025/26 të elitës së basketbollit kosovar apo ProCredit Superligës, kampionatit të 32-të të basketbollit të pavarur kosovar nga viti 1991/92,
A do t’ia arrij këtij qëllimi apo jo, klubi më i vjetër në basketbollin kosovar, Bashkimi i Prizrenit me traditë 81 vjeçare varet edhe nga peërformansa e Borës, bebes së elitës së basketbollit tonë e cila ekziston qe vetëm 4 vjet.

RRJEDHA SIVJET
Kjo ndeshje sonte , është kjo përballja e tetë sivjet midis Borës e Bashkimit dhe njëherësh përballja e tetë midis dy vëllezërve Zeqiri, Lejsonit të ri që luan te Bashkimi dhe bacit Jetmir i cili luan te Bora.
Në kampionat , këto dy skuadra i ndan nga dy fitore secila kurse në ktë seri gjysmëfinale Bashkimi ka epërsi prej 2 me 1 dhe shikuar në total, rezultati sivjet është 4:3 për Bashkimin.

Përndryshe, historia e përballjeve direkt midis klubit më të vjetër të basketbollit kosovar, Bashkimit dhe bebes së basketbollit tonë, Borës filloj me 6 Tetor 2024, në po ktë ambient dhe atë duel e kishte fituar Bashkimi me rezultat 91:78 i udhëhequr asokohe nga Javeous McKinnis me 18p e 8 krc, Mack Smith me double double 12p/11 krc dhe Lejson Zeqiri me 11p/7 krc
Nga ana tjetër, te Bora e cila asokohe udhëhiqej nga Arben Krasniqi trajneri më i trofeshëm kosovar i gjitha kohëve, më efikasi ishte Rrezart Memedi me 19 pikë , prej tyre 5 treshe
Ndërkohë skuadrat u takuan edhe 10 herë tjera dhe rezultati aktual në total është 7:4 për Bashkimin kurse kjo ndeshje sonte është një prej ndeshjeve më të rëndësishme për Borën sepse është e karakterit të “mbetesh apo jo” ende në Play Off dhe garë për kualifikim në finale

NDESHJA E TRETË: ANALIZA E PËRGJITHSHME
Sikurse e thash pak më herët, për dallim nga dy ndeshjet e para të cilat u vendosën në sekondat e fundit dhe ishin të ngushta e dramatike, përballjen e tretë Bashkimi e fitoi me 15 pikë dallim

Pavarësisht se Bora e nisi ndeshjen me seri të stuhishme prej 11:0 dhe po dukej se do përgatis befasi të madhe, Bashkimi i udhëhequr nga treshja Shorter, Vooten dhe Bunjaku fillimisht barazoi rezultatin në minutën 13 dhe pastaj në mënyrë graduale e vendosi kontrollin duke kaluar në epërsi të cilën nuk e lëshoi asnjëherë duke e arrit maksimumin prej plus 15, në fund të duelit, për fitore me rezultat 88:73

BASHKIMI e fitoi ndeshjen e tretë fal dallimit të madh në efikasitet nga loja pasi qëlloi 53% nga loja (30/56) për dallim nga Bora e cila pati vetëm 40% të efikasitetit (25/61 nga loja)

Duhet theksuar se Bashkimi jo vetëm që gjuajti më mirë por edhe krijoi gjuajtje dhe finalizime të lehta sidomos Shorter që ishte perfekt duke qëlluar 8/8 për 2 pikë.
Gjithashtu, Bashkimi e lëvizi më mirë topin duke realizuar 20 asistime përkundër 15 të Borës dhe shikuar në përgjithësi,
sulmi i Bashkimit ishte shumë më i organizuar dhe efikas se sa ai i Borës e cila nuk arrinte në situata të përshtatshme dhe kishte gjuajtje të vështira si pasoj e mbrojtjes tejet agresive të Bashkimit.

Portokallinjtë gjithashtu dominuan absolutisht në brendi duke realizuar 40 pikë në brendi të trapezit kurse Bora përgjysmë më pak, vetëm 20 dhe në këso lojë Play Offi, një diferencë kaq e madhe e shënimeve në brendi prej 40 me 20 është vendimtare
Pra, Bashkimi kontrolloi lojën poshtë koshit duke krijuar raste përmes depërtimeve dhe pick & roll-it i cili funksionoj perfekt në ndeshjen e tretë ndërsa Bora u mbështet shumë në gjuajtje nga jashtë që kësaj radhe ishin shumë të vështira për shkak të presionit në mbrojtje nga Bashkimi i cili gjithashtu kontrolli kërcimet 35 / 30 por, edhe një fakt që ndoshta është më i rëndësishmi, trajneri Jovoviq i Bashkimit arriti të ndal plotësisht shënimin e pikëve nga rastet e dyta pasi që… besoni apo jo… Bora kishte 0 pikë nga kërcimet në sulm (!!). Zero
Kjo do të thotë… asnjë pikë e lehtë nga “rastet e dyta” dhe çdo humbje e gjuajtjes faktikisht ishte edhe fund i aksionit
Me të vërtet, në ndeshjen e tretë, Bashkimi luajti me shumë më tepër disiplinë, kishte durim në ndërtimin e aksioneve, krijoj atë pasimin ekstra dhe këtu dua t’i veçoj posaqërisht Leejson Zeqirin i cili si alo-qendrë realizoi 6 asistime si dhe Valon Bunjakun i cili pati 5 asistime
Një tjetër armë e cila funksionoi perfekt te Bashkimi ishte kundëruslmi nga ku portokallinjt realizuan 14 pikë kurse Bora vetëm 5
Pra, Bashkimi diktoi ritmin, shënoi nga kundërsulmet e shpejta, pati zgjedhje shumë më të mirë të gjuajtjeve duke realizuar 60% për 2 pikë dhe dominuar plotësisht në brendi, pati mbrojtje të fortë dhe të disiplinuar e cila e kufizoi Borën në vetëm 40% të efikasitetit nga loja, nuk lejoi asnjë pikë nga rastet e dyta
Pra, Bora e humbi ktë ndeshje sepse kishte efikasitet shumë të dobët në sulm me një përqindje prej vetëm 40% nga loja, lojtarët e saj nuk krijuan gjuajtje të mira dhe sidomos ishin katastrofal në brendi , duke realizuar vetëm 20 pikë për dallim nga portokallinjtë që realizuan 40 sosh kurse fakti se nuk realizuan asnjë pikë të vetme, pra ZERO E MADHE nga rastet e dyta ishte arsye e humbjes
Në ndeshjen e të mërkurës, Bora pati mungesë të lojës fizike dhe luftës nën kosh , duke munguar ai sulmi i tyre karakteristik në kërcim dhe faktikisht, shënimi i Borës varej nga një lojtar i vetëm, Jordan Dingle i cili luajti me 23 pikë kurse të tjerët shënuan shumë pak sepse sulmi i kryeqytetasve ishte shumë i lexueshëm ndërsa në mbrojtje ishin larg asaj Borës e cila në ndeshjen e dytë limitoi pikët e Bashkimit në tranzicion pasi pranuan 14 pikë nga kundërsulmet
Me një fjalë, adhurues të basketbollit “Bashkimi e fitoi ndeshjen duke kontrolluar cilësinë e aksioneve, duke dominuar brenda trapezit, duke e shpërndarë topin më mirë dhe pasur asistime shumë të bukura të cilat u finalizuan me përqindje shumë më të lartë kurse Bora nuk kishte prezencë në zonë dhe u mbështet në aksione individuale, pasi nuk kishte kreativitet dhe bnunk ju eci ashtru si duhet treshja pasi qëlluan vetëm 11 treshe nga 34 tentime apo 32% që është shumë shumë dobët për një skuadër e cila si armë kryesore në sulm e ka treshen. Pra, këtu duhet dhënë dorën trajnerit Jovoviq i cili i bllokoj plotësisht shuterat e Borës duke iu pamundësuar gjuajtje të lehta nga pozitat për treshe dhe Hunter 0/3, Rrezart Memedi 1/4, Rroni Ukaj 1/5, Jules tentoi 0/2 kurse lojtari më efikas Tyler Cheese shënoi vetëm 2/7)
Pra, kur ke një efikasitet prej 53% nga loja , duke realizuar 20 pikë më shumë në brendi të trapezit dge duke mos lejuar asnjë pikë të vetme nga rastet e dyta fitorja është e sigurt dhe më se e merituar.

ANALIZA E DETAJUAR DHE E THELLË E ÇEREKFINALES 3

EFIKASITETI NË SULM
Bashkimi shënoi 88 pikë nga 56 tentime apo 1.57 pikë për gjuajtje
Bora shënoi 73 pikë nga 61 tentime apo 1.19 pikë për gjuajtje
Kjo ishte një diferencë shumë e madhe e cila e fiton ndeshjen

INDEKSI I LËVIZJES SË TOPIT
Bashkimi pati 20 asistime duke realizuar 30 tentime nga loja apo 66% të koshave nga asistimet kurse Bora nga ana tjetër, nga 15 asistime realizoj 25 tentime nga loja apo 60% të pikëve pas asistimeve
Me këtë shihet se Bashkimi pati lojë më kolektive, ky ishte çelësi i fitores.

KUSH I SHFRYTËZOJ MË MIRË TOPAT (KUSH DOMINOI TOPIN)
Bora u mbështet shumë në Dingle-in tek i cili shkoj një numër i madh i topave (mbi 30%), që është shumë i lartë dhe problem i madh pasi që sulmi i një skuadre bëhet i parashikueshëm.
Bashkimi nga ana tjetër, pati shpërndarje më të balancuar, luajti me shumë lojtarë dhe nuk dihej se në cilin moment cili lojtarë do të sulmoj dhe finalizoj dhe kjo krijon huti në mbrojtjen e kundërshtarit , gjë e cila u dëshmua me pikë të shumta në brendi

LOJTARËT QË NDIKUAN DIREKT NË SHËNIMIN E PIKËVE
Bashkimi i pati 5 lojtarë që ndikuan direkt në lojë dhe kontribuan në pikë, katër nga pesëshja startuese (Shorter, Vooten , Bunjaku dhe Lejson Zeqiri) si dhe rezervisti Riley.
Shorter dhe Riley ishin perfekt në finalizim. Bunjaku dhe Zeqiri ishin fenomenal në organizim të lojës, sidomos Zeqiri i cili si alo-qendër pati 6 asistime dhe Vooten dominoj fizikisht në brendi dhe nën kosh
Bora nga ana tjetër u var shumë nga një lojtarë, Jordan Dingle i cili ishte i vetmi konstant pasi që kapiteni Amin Hot (hero i ndeshjes së dytë të cilën e fitoi Bora) u lëndua në fillim , pas një starti fenomenal të Borës me seri prej 11:0 kur Hot ishte shumë Hot dhe realizoj dy treshe rresht por më pas u lëndu dhe nuk luajti më. Të tjerët dhanë kontribut të vogël , për mos të thënë kurrfarë

Bazuar në këto statistika dhe strategjitë e përdorura nga Jovoviqi dhe Kashqelani në tri ndeshjet e fundit, shkrimet e ardhshme do ta zbërthejnë aspektin taktik dhe analitik , çka potencialisht mund të pritet sonte

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme