Para se të filloj ky duel vendimtar i cili, në rast të fitores mund ta dërgoj Bashkimin në finalen e dytë rresht brenda dy edicioneve, për ju lexues të AsistiOnline , Agon Fehmiu ka përgatit një projeksion të asaj se si do të duhej të luanin trajnerët për të siguruar fitoren në ktë duel
ÇFARË DUHET TË NDRYSHOJË BORA
Nëse Bora dëshiron ta fitoj ktë duel dhe ta barazon serinë në 2:2, atëherë
• duhet të jetë shumë më aktive në brendi të trapezit dhe të bëjë presion më të madh duke bërë më shumë post-up , të vendos Julesin dhe Brag Jr më shumë në brendi duke bërë presion ndaj Lake-ut, Vootenit dhe Lejson Zeqirit.
• Sulm drejt koshit në afërsi jo vetëm gjuajtje nga distanca për treshe
• Pick & rollin ta ketë shumë më agresivë dhe të sulmoj në brendi duke depërtuar deri në fund, ose duke e finalizuar sulmin me dyhapësh ose duke asistuar në brendi dhe detyruar lojtarët e Bashkimit që të shkaktojnë faulle për gjuajtje të lira
Qëllimi është të rriten pikët në brendi të zonës nga 20 të paktën në 30 apo më shumë
• Gjithashtu Bora duhet të ul varësinë nga treshet e Dingle i cili në ndeshjen e tretë shënoi 5 treshe por huqi 6 tjera (5/11) dhe për këtë duhet të krijoj aksione të organizuara për Jules, Brag Jr, Cheese, Ukaj dhe Jetmir Zeqirin në brendi.
• Bora duhet të ketë sulm shumë-dimensional dhe jo vetëm të mbështetet në treshe dhe për këtë duhet të ketë së paku 3–4 aksione dhe opsione në sulm
• Bora duhet të përmirësoj dukshëm efikasitetin pas kërcimit në sulm ku minimum dy lojtarë duhet të shkojnë në tabelë pas çdo shuti dhe assesi nuk guxon t’i përsëritet katastrofa e zero pikëve nga rastet e dyta
• Bora duhet të kontrolloj tranzicionin , duke organizuar me kujdes sulmet, mos të ngutet në gjuajte dhe nga pozita të vëshstira por të ndërtoj me durim sulmin duke e qarkulluar topin shpejtë dhe duke e thyer zonën e Bashkimit , duke krijuar atë ekstra lojtarin e lirë si rezultat i pasimeve të shpejta dhe lëvizjeve të lojtarëve pa top, duke krijuar pozita të lira për shut
• Kthimi i shpejtë në mbrojtje është domosdoshmëri nëse Bora dëshiron fitore. Pas sulmeve të parealizuara, lojtarët e Borës duhet të kthehen menjëherë në mbrojtje duke pamundësuar kundërsulmet e shpejta dhe efikase të Bashkimit
Pas pak, takikat e Jovoviqit të Bashkimit…



