Under Header

spot_img

EKSKLUZIVE NGA AGON FEHMIU: ÇFARË DUHET TË VAZHDOJË/PËRMIRËSOJË BASHKIMI

spot_img

Para se të filloj ky duel vendimtar i cili, në rast të fitores mund ta dërgoj Bashkimin në finalen e dytë rresht brenda dy edicioneve, për ju lexues të AsistiOnline , Agon Fehmiu ka përgatit një projeksion të asaj se si do të duhej të luanin trajnerët për të siguruar fitoren në ktë duel

ÇFARË DUHET TË VAZHDOJË/PËRMIRËSOJË BASHKIMI
Nëse Bashkimi dëshiron të bëhet finalisti i parë i këtij edicioni fantastik basketbollistik i elitës së Procredit Superligës atëherë sonte duhet të
• Vazhdoj dominimin në brendi të trapezit sikurse ka bërë gjatë gjitha 7 ndeshjeve paraprake të këtij edicioni
• Të vazhdoj me pick & roll-in fenomenal me të cilin po krijon pikë të lehta në brendi pasi lojtarët shtatëlartët i ka fizikisht më të fortë dhe sidomos të shpejtë dhe ata po i finalizojnë me sukses sulmet ose po detyrojnë lojtarët e Boprës të shkaktojnë faulle nën kosh
• Mismatch – si rezultat i pickn’rollit të suksesshëm po vjen deri tek mismatchet apo ndërrimet e gabueshme të lojtarëve që pastaj po i shfrytëzojnë me sukses me pikë telhta ose faulle (gjuajtje të lira)
• Reduktimi i topave të humbur pasi që 20 topa të humbur është shumë dhe kundër një ekipi të disponuar dhe të vëmendshëm i cili i shfrytëzon për kundërsulme të shpejta kjo mund të kushtojë me humbje
• Shpërndarja e topit në sulm, qarkullimi i mirë i topit dhe duke u mos varur nga një lojtar (në të shumtën e rasteve Shanon Shorter) por duke e qarkulluar mirë topin , të lodh mbrojtjen e Borës dhe të krijoj “extra lojtarin” e lirë për dyshe nga gjysmëdistanca apo për treshe
• Konsistencë në 3 pikë, në momentet kur bie efikasiteti në brendi duhet të ketë alternativa nga jashtë

KONKLUZION FINAL
Bora fiton nëse
• përdor sulme nga shumë lojtarë duke u mos varur vetëm nga Dingle
• qarkullon topin më shpejtë duke krijuar aksione kualitative për të cilat, lojtarët e Borës duhet të lëvizin më mirë pa top duke bërë blloka për të krijuar ekstra lojtarin e lirë që do të gjuan për treshe nga pozita të lira. Pra të luan Pick n Pop më të shpejtë
• Të shton presionin në brendi duke detyruar shtatëlartët e Bashkimit të shkaktojnë faulle
• Të luftojnë më shumë fizikisht nën kosh por edhe pas kërcimeve në sulm të finalizojnë me sukses kërcimet me pikë nga rastet e dyta
• Mbrojte më agresive duke i pamundësuar pasimet e Bashkimit në brendi
• Të zvogëloj numrin e topave të humbur duke pamundësuar kundërsulmet e shpejta të Bashkimit
• Khtimi shumë më i shpejtë në mbrojtje sepse në ndeshjen e tretë ishin shjumë të ngadalshëm

Bashkimi fiton nëse:
• Vazhdon me efikasitet shumë më të lartë në brendi pëtr dy pikë
• Dominon në brendi të trapezit (zonën e brendshme) dhe nën kosh
• Luan kolektivisht më mirë se Bora (sikujrse në ndeshjen e tretë)
• Vazhdon me mbrojtje agresive mbi organizatotrët dhe lojtarët me top të Borës duke detyruar të humbasin topa të shumtë dhe krijuar kundërsulme të shpejta

Bazuar në duelet e deritashme, sidomos pas ndeshjes së tretë Bora ka zvogëluar gjasat për fitore në 40% kurse Bashkimi shihet si fitues me 60% të gjasave

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme