SPANJA NË FINALE TË BOTËRORIT, AUSTRALIA DËSHTON NË VAZHDIME
Prishtinë(AsistiOnline) Spanja është finalisti i parë i Kampionatit Botëror “Kina 2019”.
“Iberikët” kanë arritur që ta mposhtin Australinë në gjysmëfinale me shumë telashe, por në fund pas dy palë vazhdimesh arritën që ta fitonin takimin, duke arritur që të kalojnë në finale të këtij Botërori që po mbahet në Kinë.
Sa i përket rrjedhës së lojës, Australia gjatë tërë takimit e kishte ndeshjen në kontroll, përveq fundit të çerekut të parë dhe fundit të çerekut të katërt, kur spanjollët u këndellën, duke e çuar ndeshjen dy herë në vazhdime, pas dy vazhdimeve, Spanja tregoi potencialin e saj më të madh se Australia duke arritur ta fitojë ndeshjen në fund me shifrat 95-88.
Më të dalluarit në këtë fitore të madhe të spanjollëve sot ishin, veterani Marc Gasol me plotë 33 pikë, Ricky Rubio me 19 pikë, si dhe Sergio Llull me 17 pikë.
Tek Spanja s’mjaftuan për fitore, Patty Mills me 32 pikë, por as Nic Kay me 18 pikë.
Tash Spanja në finale e pret fituesit e duelit, Argjentinë – Francë.
Komentet janë të mbyllura.