Ka mbetur vetëm edhe një ditë nga starti i finales së madhe të basketbollit kosovar.
Trepça dhe Bashkimi, do të nisin ‘luftën’ e madhe për të synuar titullin e kampionit të Kosovës, trofe ky më i vlefshmi në basketbollin tonë.
Trepça e mbylli stinorin e rregullt si lidere dhe play off-in nga faza gjysmëfinale, duke mposhtur aty Pejën 3-1.
Derisa, Bashkimi që e mbylli stinorin e rregullt në pozitën e dytë,
Trepça është edhe kampione aktuale, madje sezonin e kaluar titullin e kishte fituar pikërisht duke mposhtur Bashkimin që është nënkampion.
Seria e sezonit të kaluar ishte mbyllur 3-1.
Ndeshja e nesërme finale luhet në palestrën e zjarrtë ”Minatori” dhe nis nga ora 19:30.
AsistiOnline.com do ta përcjellë nga vendi i ngjarjes këtë super-përballje dhe do t’ju sjellë rezultatin, atmosferën dhe gjithçka që ndodh kohë pas kohe në Mitrovicë.
/AsistiOnline.com/



