KB PEJA RIKTHEHET EDHE NË LIGËN BALLKANIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Pejës sivjet iu është rikthyer garave, pas një viti mungesë shkaku i suspendimit nga FIBA.
E përpos rikthimit të saj në garat vendore, Pejën pritet ta shohim edhe në gara ndërkombëtare.
Drejtuesit e Pejës, ditëve të fundit kanë zhvilluar biseda intenzive me drejtuesit e Ligës Ballkanike për të garuar aty dhe një gjë e tillë veçse është zyrtarizuar.
Vetë Liga Ballkanike në sajtin zyrtarë të saj e ka konfirmuar se Peja në edicionin e sivjetmë do ti rikthehet përsëri Ligës Ballkanike për të garuar aty.
Stinorin e kaluar, Peja ishte suspenduar nga FIBA në kuadër të të gjitha garave shkaku i telasheve financiare, por sivjet pejanët kanë marrë “aminin” për t’ju rikthyer përsëri garave.
Komentet janë të mbyllura.