Basketboll

PRISHTINA E BASHKIMI TË GATSHME, KËRKOJNË TROFEUN E SUPERKUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e nesërme luhet ndeshja finale e Superkupës në konkurencën e femrave, ndërmjet Prishtinës e Bashkimit.

Prishtina-Bashkimi ndeshen në konkurrencën e femrave nga ora 17:30 dhe ndeshja transmetohet në Platformën numër një në vend “Art Motion”. Kjo përballje e hap edicionin e ri në basketbollin e Kosovës, që pritet të jetë shumë interesant sivjet.

Superkupa organizohet nga Klubi i Basketbollit Rahoveci në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Skuadrat janë në vlugun e përgatitjeve dhe premtojnë spektakël të basketbollit.

Komentet janë të mbyllura.