RAHOVECI E MBYLLË ME HUMBJE, AVENTURËN NË FIBA EUROPE CUP
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare, KB Rahoveci e ka mbyllur aventurën debutuese në kompeticionin ndërkombëtar, FIBA Europe Cup.
Rahoveci është mposhtur sonte edhe në ndeshjen e dytë, nga Cluj Napoca i Rumanisë me rezultatin final 91-47.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Cluji në të gjitha periudhat e ndeshjes, udhëhoqi në rezultat(21-18, 29-8, 21-5, 19-16) dhe në fund pa probleme arriti deri tek fitorja e dytë ndaj Rahovecit dhe me rezultat të përgjithshëm nga të dyja ndeshjet 189-120, kaloi në raundin e dytë të FIBA Europe Cup.
Në humbjen e Rahovecit sonte u dalluan, Jure Gunjina me 14 pikë e Javis Howard me 10 sosh.
Tek Cluji në fitore spikati, Andrii Kalnichenko me 17 pikë.
Komentet janë të mbyllura.