FITORE MINIMALE TË LYONIT DHE REALIT, VAZHDOJNË ME NGA 2/2
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit për natën e sontme në Euroligën e Basketbollit Evropian.
Në dy takime tepër interesante, Lyoni vazhdoi me fitore të befasishme edhe në xhiron e dytë, duke mposhtur gjigantin grek Panathinaikos me rezultatin e ngushtë 79-78.
David Lighty me 18 pikë, ishte individi kryesorë në fitoren e Lyonit sonte.
Në anën tjetër, fitore shumë të vështirë por tepër të vlefshme ka arritur edhe Real Madridi që mposhti Maccabin me treshen e Jaycee Carrollit në sekondat e fundit(86-85).
I ardhuri sivjet nga Khimki, Jordan Mickey me 16 pikë, ishte më i dalluari në fitoren e madhe të Realit sonte.
Komentet janë të mbyllura.