Basketboll

PRISHTINA ARRIN FITOREN E RADHËS, NIKLI SI BËN PROBLEME

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionja aktuale e Kosovës, Sigal Prishtina ka vazhduar me formën e mirë në Superligë edhe sonte.

Kryeqytetasit kanë mposhtur lehtë dhe thellë ekipin e inkuadruar sivjet në Superligë, Feronikelin me epilogun final 102-69.

Që në start, Prishtina arriti të shkëputet në rezultat, kur i fitoi çerekët e parë(32-16, 24-19) dhe arriti ta mbyllë pjesën e parë me +21 pikë dallim.

Serioziteti i kryeqytetasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë që e fituan edhe çerekun e tretë, përderisa Nikli e fitoi ngushtë periodën e katërt, por pa ia rrezikuar fitoren Prishtinës(27-13, 19-21) dhe në fund arritën tek fitorja e radhës.

Më të dalluarit në fitoren e sontme të Prishtinës ishin, Dardan Berisha me 26 pikë e Jonathan Wade me 24 sosh.

Tek Feronikeli u dalluan, Tyron Garland me 24 pikë e Darius Huggins me double, double(15pk, 20krc).

Kjo është fitorja e tretë radhazi për Prishtinën, krahas një humbje nga Rahoveci. Përderisa Nikli nga 4 ndeshje të luajtura ka 4 humbje.

 

 

Komentet janë të mbyllura.