Basketboll

XHIRO E PESTË MBYLLET NË RAHOVEC

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e pestë e elitës së Basketbollit të Kosovës, mbyllet me një ndeshje tejet interesante në “Mizahir Isma” të Rahovecit.

Ekipi simpatik i Rahovecit, mirëpret në një duel shumë interesant ekipin e Bashkimit të Prizrenit.

Vreshtarët kanë dy fitore në dy ndeshje, derisa prizrenasit dy fitore dhe një humbje nga tri takime të zhvilluara. Sfida e sontme luhet pa praninë e tifozëve, shkaku i një dënimi që pati marrë Rahoveci vitin e kaluar.

Sfida nisë në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën, numër një në vend “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.