Basketboll

SONTE NDESHJA E MBETUR E XHIROS SË DYTË TË SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme luhet ndeshja e mbetur ndërmjet, Feronikelit dhe Rahovecit e vlefshme për xhiron e dytë të elitës së basketbollit tonë.

Kjo ndeshje ishte shtyer, për shkak të ndeshjeve të Rahovecit në FIBA Europe Cup dhe termini i saj për tu luajtur, është caktuar sonte.

Kjo ndeshje që i takon xhiros së dytë të Superligës sonë, nisë në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Vlen të ceket se kjo ndeshje luhet në Palestrën “Mizahir Isma” të Rahovecit, për faktin se Palestra në Drenas nuk i plotëson kriteret për ndeshje zyrtare ende. Hyrja në këtë ndeshje është “Falas”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.