SHATRI FLET PËR DEBUTIMIN E PRISHTINËS SOT NË GARAT NDËRKOMBËTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, sot do të debutojë në garat ndërkombëtare.
Fidan Shatri, kryetrajner i ekipit kryeqytetas ka folur për debutimin e skuadrës së tij në EuroCup Women, para ndeshjes së parë që skuadra e Prishtinës e zhvillon sonte në Rusi, ndaj MBA Moscow.
Trajneri i Mabetex Prishtinës, është shprehur se e rëndësishme është që të kenë paraqitje sa më të mirë.
“Do të mundohemi të kemi një paraqitje sa më të mirë në garat evropiane. Kjo është paraqitja e parë në këto gara dhe nuk kemi përvojë. Jemi në një grup shumë të vështirë, megjithatë, ne synojmë të bëjmë paraqitje të mira dhe të përfaqësojmë basketbollin e Kosovës sa më mirë, pasi dihet forca e skuadrave kundërshtare”, është shprehur Shatri për faqen zyrtare të FBK-së.
MBA Mosow-Mabetex Prishtina zhvillohet të mërkurën nga ora 18:00.
Komentet janë të mbyllura.