PENZA RADHIT FITOREN E DYTË NË STINORIN E RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Penza e Pejës e ka arritur edhe fitoren e dytë me radhë në stinorin e ri në Superligën e femrave.
Vashat pejane pa telashe kanë arritur të mposhtin, Trepçën e Mitrovicës me rezultat 62-44, për tu ngjitur në krye të renditjes tabelare.
Më të dalluarat në këtë fitore të Penzës sot ishin, kapitenja Valbona Bytyqi me double, double(22pk, 10krc) si dhe 7 asistime e Melita Luci me 21 sosh.
Tek Trepça s’mjaftuan për fitore, Sihana Ramoja me double, double(14pk, 10krc) e Ervala Shabani me 16 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Kastrioti i Ferizajit, mposhti Vëllaznimin e Gjakovës 48-43.
Nesër në kryeqytet zhvillohet kryendeshja e javës, ndërmjet Prishtinës e Bashkimit me fillim nga ora 19:30.
Komentet janë të mbyllura.