Basketboll

PËRFUNDOI EDHE XHIRO E DYTË E SUPERLIGËS SË FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe xhiro e dytë në Superligën e femrave me ndeshje shumë interesante.

Të shtunën u zhvilluan dy takime, ku Kastrioti i Ferizajit si vendas arriti fitore ndaj Vëllaznimit të Gjakovës 48-43.

Përderisa, Penza arriti fitore si vendase ndaj Trepçës 62-44.

Dje u zhvillua kryendeshja e xhiros, ku Bashkimi i Prizrenit si mysafirë i Mabetex Prishtinës arriti fitore të merituar 69-74.

Pas xhiros së dytë, renditjes tabelare i prinë, Bashkimi me 4 pikë, pasohet nga Penza poashtu me 4 pikë, përderisa në pozitat 3/4 gjenden Prishtina e Kastrioti me nga 3 pikë dhe të fundat, Vëllaznimi e Trepça me nga 2 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.