Basketboll

PRISHTINA-TREPÇA, PËRBALLJA E DYTË E DITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e dytë e ditës në elitën e basketbollit kosovar, zhvillohet në Pallatin e Sportit në Prishtinë.

Në “Bororamiz”, takohen dy rivalët e moqëm të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtina e Trepça, që premtojnë një sfidë interesante.

Prishtinasit shihen favoritë, pasi kanë katër fitore dhe një humbje në pesë takimet e para, derisa mitrovicasit kanë një fitore dhe tre humbje.

Ndeshja nisë sot në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.