Basketboll

RAHOVECI MPOSHT TREPÇËN, NË NDESHJEN E MBETUR NGA XHIRO E KATËRT

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka mposhtur Trepçën, në ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.

”Vreshtarët” kanë arritur fitore si mysafirë të Trepçës me rezultat të konsiderueshëm 69-80

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e niveluar me Rahovecin që e fitoi çerekun e parë e Trepça të dytin(15-23, 23-17), ndërsa në pjesën e dytë Rahoveci morri kontrollin e ndeshjes në tërësi(12-21, 19-19) dhe fitoi takimin në fund me meritë.

Pikëshënuesit kryesorë në këtë fitore të Rahovecit sonte ishin, Chris Bradford me 16 pikë, Alban Veseli me 14 pikë dhe Javis Howard me 13 pikë.

Tek Trepça sonte u dalluan, i zakonshmi DJ Hanes me 26 pikë dhe EJ Boyce e Besnik Azemi me nga 14 pikë.

Me ndeshjen e sontme, Rahoveci arrin fitoren e pestë sivjet, karshi një humbje. Ndërsa, Trepça tash ka 5 disfata dhe vetëm një fitore.

Komentet janë të mbyllura.