Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
REALI, BASKONIA DHE MACCABI E PËRMBYLLIN ME FITORE XHIRON(6) – AsistiOnline
Basketboll

REALI, BASKONIA DHE MACCABI E PËRMBYLLIN ME FITORE XHIRON(6)

Prishtinë(AsistiOnline) – Është përmbyllur edhe xhiro e gjashtë e Euroligës në stinorin e ri garues me tri ndeshje interesante.

Real Madridi si vendas ka fituar takimin ndaj, Albës së Berlinit me rezultat 85-71.

Në fitoren e Realit sonte, spikati Sergio Llull me 12 pikë.

Fitore ka arritur edhe skuadra tjetë spanjolle, Baskonia poashtu si vendase që ka arritur ta mposhtë, poashtu një skuadër gjermane, Bayernin 93-60.

Tornike Shengelia me 19 pikë, ishte koshashënuesi më i mirë në fitoren e Baskonias.

Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros, Maccabi Tel Aviv ka arritur fitore në udhëtim, tek skuadra greke, Olimpiakos me rezultatin e thellë 65-90.

Më i dalluari në fitoren e sontme të Maccabit ishte, Tyler Dorsey me 19 pikë.

Komentet janë të mbyllura.