Basketboll

PRISHTINA MPOSHTET EDHE NGA SKUADRA TJETËR RUSE NË ECW

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave e ka pësuar edhe disfatën e katërt me radhë në Euro Cup Women.

Kryeqytetaset sonte janë mposhtur në shtëpi nga skuadra ruse, MBA Moscow me rezultati 42-104.

Realisht ndeshja e sontme, nuk kishte ndonjë histori që vlen të veqohet me ekipin nga Moska, që e dominoi në tërësi ndeshjen(15-21, 8-29, 8-21, 11-30) dhe në fund arriti fitore pa ndonjë telashe.

Në humbjen e Prishtinës sonte, pikë dyshifrore arritën, Irma Konjusha(18), Nyilah Myers(12) e Enxhi Xhanaj(10).

Tek ruset u dalluan, Anastasia Logunova me 19 pikë e Anna Leshkovtseva me 15 sosh.

Komentet janë të mbyllura.