Basketboll

NEW BASKET ARRIN NË FINALEN E PLAY OFF-IT TË LIGËS SË DYTË

Prishtinë (AsistiOnline) – Ekipi prizrenas New Basket është finalisti i parë i ”Play Off”-it të Ligës së dytë.

Ekipi i drejtuar nga Arben Elshani ka arritur që të shënoj fitoreme shifrat, 50-59, edhe ndeshjen e dytë ndaj Kaqanikut të Bardhyl Mjakut dhe kështu ka arritur të kualifikohet në finale të ”Play Off-”it të Ligës së dytë.

Në finale prizrenasit e presin, fituesin e takimit, Llapi – Megasport. Momentalisht ekipi i Llapit, është në avantazh me seri, 0-1, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet nesër në Podujevë.

Komentet janë të mbyllura.