Basketboll

NË VIKEND XHIRO E FUNDIT E STINORIT TË RREGULLT NË SUPERLIGË

Prishtinë (AsistiOnline) – Këtë vikend që po vjen, mbyllet stinori i rregullt i elitës së basketbollit kosovar. Ku në plan program do të jetë xhiro’ja e 28-të.

Të shtunën luhen dy takime. AFK Borea mirëpret në ‘’Karagaç’’ Golden Eagle Yllin e Therandës. Ndeshje kjo që nis në orën, 17:00.

Në anën tjetër, lideri Z Mobile Prishtina luan ndaj Ponte Prizrenit në Pallatin e Sporteve në Prishtinë nga ora, 19:00.

Ndërsa, të dielën poashtu na presin dy takime.

Me fillim nga ora, 17:00 zhvillohet derbi i xhiros. Trepça e pret në ‘’Minatorin’’ e nxehtë, rivalin e moqëm Bashkimi.

Dhe krejt në fund, xhiro’ja përmbyllet me ndeshjen, Lipjani – Rahoveci, takim ky që nis në ora, 19:00.

Të gjitha këto përballje, transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila po bën revolucion me plotë kuptimin e fjalës në basketbollin tonë.

Komentet janë të mbyllura.