Skuadra boshnjake HKK Siroki ka siguruar inkuadrimin në ABA Liga për sezonin e ri, duke u rikthyer në elitën rajonale për herë të parë që nga edicioni 2013/14.
Ekipi nga Siroki Brijeg vulosi këtë sukses pasi triumfoi edhe në ndeshjen e dytë ndaj TFT Skopje, duke fituar në Shkup me rezultat të ngushtë 86-87 dhe duke siguruar pjesëmarrjen në ABA Liga 1 për edicionin e ardhshëm.
Siroki është një ndër klubet më të suksesshme në basketbollin boshnjak, me 10 tituj kampioni dhe 8 kupa të fituara në nivel vendor.
Me këtë arritje, ata bëhen një nga ekipet që do të garojnë në ABA Liga 1 sezonin e ri, ndërsa rikthimi i tyre pritet të shtojë konkurrencën në ligën rajonale. /AsistiOnline.com/



