Basketboll

BUDUCNOSTI MPOSHT ZVEZDËN, NGUSHTON SERINË FINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Buducnosti i Podgoricës e ka ngushtuar serinë finale të ”Play Off”-it të ABA Ligës ndaj Crvenza Zvezdës.

Malazezët kanë mposhtur në shtëpi, ekipin serb Crvenza Zvezda duke e ngushtuar serinë finale të ndeshjeve në 1-2. Dhe edhe ndeshjen e radhës e luajnë në Mal të Zi.

Sfida në fakt ishte tejet interesante, Zvezda e kishte epërsinë në çerekun e parë 18-25. Ndërsa në çerekun e dytë, ekipi i Dino Repesës paska u këndell, duke e fituar këtë çerek me vetëm +2, por Zvezda e mbylli pjesën e parë në avantazh 45-50.

Rikthimi i madh i Buducnosit ndodhi në çerekun e tretë, kur e përmbylli këtë periodë me 21 pikë të shënuara e 8 të pranuara 66-58. Ndërsa, çereku i fundit për kah pikët e shënuara solli baraspeshë(14-14), por që fitorja ju takoi malazezëve 80-72.

Për fitoren e Buducnostit sonte u përkujdesën, Norris Cole me 20 pikë e Coty Clarke me 14 sosh.

Tek Zvezda u dalluan, Kelvin RIvers me 19 pikë, si dhe Billy Baron me 12 sosh.

Komentet janë të mbyllura.