Basketboll

SUPER-NDESHJE NË STAMBOLL, SHOKOHET FENERBAHÇE

Prishtinë (AsistiOnline) – Zalgiris Kaunas ka shënuar fitore të befasishme por të madhe në ndeshjen e dytë të ”Play Off”-it në Stamboll ndaj Fenerbahçes.

Ekipi lituanez i Zalgirisit fillimisht e pa veten në disavantazh në çerekun e parë 21-20. Përderisa në çerekun e dytë e morri kontrollin e ndeshjes, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazh +7(39-46).

Në pjesën e dytë, kjo super-ndeshje vazhdoi me dominimin e mysafirëve të Zalgirisit që e fituan çerekun e tretë me 15 pikë dallim(58-73). Ndërsa, në çerekun e fundit Fenerbahçe zhvilloi një super-ndeshje, duke e barazuar rezultatin në 23 sekonda pa përfunduar takimi, por Zalgirisi vetëm pas 9 sekondash u kundër përgjigj, nëpërmes lojtarit më të mirë sonte tek lituanët Edgaras Ulanovas, i cili realizoi dhe kaloi në epërsi dy pikëshe, duke e mbajtur deri në fund atë dhe kështu arriti fitore të madhe sonte në Stamboll(80-82).

3 lojtarë arritën pikë dyshifrore tek Zalgirisi sonte, Edgara Ulanovas(20), Nate Wolters(14), si dhe Brandon Davies(13 sosh).

Tek Feneri nuk mjaftuan, Luigi Datome me 17 pikë, Kostas Slouskas me 15 pikë e as Jan Veseley me 12 të tilla.

Pas kësaj fitore të madhe Zalgirisi barazon serinë e ”Play Off”-it ndaj Fenerit në 1-1. Ndërsa dy ndeshjet e radhës zhvillohen në Lituani.

Komentet janë të mbyllura.