Sonte nis seria gjysmëfinale e play off-it të Superligës së Kosovës te meshkujt.
Bashkimi i bën konakun Borës në palestrën ”Sezai Surroi”.
Prizrenasit i mbyllën garat e stinorit të rregullt në vendin e dytë dhe siguruan direkt gjysmëfinalen, derisa Bora kaloi poashtu lehtë në çerekfinale, duke mposhtur rivalin lokal Prishtinën 2-0 në seri.
Portokallezinjtë kanë fituar vetëm një herë titullin, më 2018, derisa ky edicion është historik për Borën, që për herë të parë është në garat shtesë.
Ndeshja e sontme nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.
Skuadra që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe. /AsistiOnline.com/



