Basketboll

PONTE PRIZRENI PËR GJYSMËFINALE, RAHOVECI KËRKON BARAZIM SERIE

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet sfida e dytë e ‘’Play Off’’-it të Superligës ndërmjet, Ponte Prizrenit dhe Rahovecit.

Prizrenasit e udhëhequr nga Arbnor Rifati pas fitores dramatike në ‘’Mizahir Isma’’, kërkojnë që me fitore eventuale në ‘’Sezai Surroi’’ të kalojnë në gjysmëfinale të garës.

Ndërsa, Rahoveci sonte kërkon fitore në mënyrë që ta barazojë serinë e fitoreve 1-1 dhe gjysmëfinalistin e kësaj përballje ta vendosë përsëri në Rahovec.

Kjo ndeshje e zjarrtë, nis në ora 19:00. Transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.