Under Header

spot_img

Trepça e fitoi thellë përballjen ndaj Pejës dhe mori avantazhin gjysmëfinal

spot_img

Trepça ka fituar bindshëm gjysmëfinalen e tretë të “Play-off”-it ndaj Pejës me rezultat të thellë 123:79 (26:21, 28:17, 30:20, 39:21).

Kampionët e Kosovës tani udhëheqin 2:1, derisa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Vetëm periudha e parë ishte e baraspeshuar, ku më pas ‘Xehetarët’ filluan të shkëputen për të triumfuar bindshëm 123:79.

Te vendasit, Drilon Hajrizi kishte 26 pikë, 3 kërcime e 2 asistime, duke u ndihmuar nga Ja’cori Payne me 16 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, derisa te mysafirët Daquan Bracey kishte 23 pikë dhe Cesare Edwards 18 pikë.

Sfida e ardhshme zhvillohet të dielën në Pejë.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme