REALI FITON EDHE NË ATHINË, ARRIN GJYSMËFINALEN E EUROLIGËS
Prishtinë (AsistiOnline) – Reali i Madridit ka shënuar edhe fitoren e tretë rresht ndaj Panathinaikosit për tu kualifikuar kështu në gjysmëfinale të garës më të fortë të basketbollit në Evropë, Euroleague.
Madrilenët që sonte hynë në ndeshje me avantazh të serive prej 2-0, filluan takimin e sontë mjaftë mirë duke krijuar epërsi +5 pas çerekut të parë 18-23. Por në çerekun e dytë, ekipi grek arriti të këndellej dhe realizoi plotë 23 pikë duke pranuar vetëm 13 sosh, kjo bëri që pjesa e parë të mbyllej 41-36 në të mirë të vendasve nga Athina.
Në çerekun e tretë, Reali riktheu lojën e fortë duke e fituar çerekun e tretë +5, kjo bëri që ky çerek të mbyllet baraz 58-58. Në periudhën e fundit,Reali e filloi edhe me një të ”shtyrë”, duke qenë shumë i saktë në kosh dhe kështu fitoi me shifrat 82-89.
Pesë lojtarë arritën pikë dyshifrore tek Reali sonte: Argjentinasi Facundo Campazo realizoi double, double(16pk, 10ast), Rudy Fernandez realizoi 16 pikë, Anthony Randolph realizoi 14 pikë, Jeffery Taylor realizoi 13 pikë, si dhe Gustavo Ayon 12 sosh.
Tek Panata, nuk mjaftuan për fitore, 17 pikë të Nick Calathes dhe 16 të Matt Lojeskit.
Pas kësaj fitore, Real Madridi bëhet ekipi i parë që kalon në gjysmëfinale të Euroligë me seri të fitoreve 3-0. Ndërsa, Panathinaikos përshëndetet për sivjet nga gara.
Komentet janë të mbyllura.