Basketboll

SOT NDESHJA E ‘’PLAY OUT’’-IT TË LIGËS SË PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e parë e ‘’Play Out’’-it për Ligën e parë.

Në këtë garë janë, Megasports e Prizrenit nga Liga e dytë dhe Vushtrria nga Liga e parë. Megasports vije si nën-kampione e Ligës së dytë. Ndërsa Vushtrria si e parafundit në Ligën e parë.

Ndeshja e parë luhet në Prizren sonte, ndërsa ndeshja kthyese luhet nesër në Vushtrri.

Ndeshja e sontme nis në orën 19:00, përderisa ekipi që arrin koshaverazh më të mirë në të dyja ndeshjet, mbetet ose inkuadrohet në Ligën e parë.

Komentet janë të mbyllura.