Basketboll

EKSKLUZIVE: LUAN APO JO ALBAN VESELI SONTE?

Prishtinë (AsistiOnline) – Një lajm jo i mirë vije për skuadrën e Golden Eagle Yllit, para sfidës së radhës gjysmëfinale ndaj Rahovecit sonte.

Drejtuesit e skuadrës therandase, kanë konfirmuar ekskluzivisht për AsistiOnline, se Alban Veseli nuk do të jetë i gatshëm as në sfidën e tretë ndaj Rahovecit.

’Pas testeve të fundit nga stafi i mjekëveve, kanë konstatuar që Albani edhe sot duhet patjetër të pushojë. Andaj sonte fatkeqësisht nuk do të jetë në parket’’, kanë potencuar ata.

Albani ka pësuar një lëndim nga ndeshja e parë me Rahovecin dhe nuk kishte luajtur as në takimin e dytë në Therandë.

Sfida, Rahoveci – Golden Eagle Ylli. Luhet sonte në ora 19:00.

Komentet janë të mbyllura.