Ç3: PRISHTINA VAZHDON ME KRYESIM TË LARTË
Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar çereku i tretë i ndeshjes së parë të finales në Superligën e basketbollit kosovar ndërmjet, Z Mobile Prishtinës dhe Rahovecit.
Në këtë periodë kryesimin po e vazhdon ekipi vendas i Prishtinës thellë 89-54.
Pas çerekut të tretë tek kryeqytetasit po dallohen, Dardan Berisha me 20 pikë e Mikaile Tmusic me 18 sosh.
Tek ”vreshtarët” vetëm Deshon Minnis ka arritur pikë dyshifrore 20 sosh.
Prishtina vazhdon me kontrollin e ndeshjes edhe në këtë periodë loje.
Komentet janë të mbyllura.