Basketboll

SONTE RAHOVECI PËR BARAZIM, PRISHTINA PËR TITULL

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e katërt finale e ‘’Play Off’’-it të Superligës së Basketbollit tonë.

Vendasit e Rahovecit në konakun e tyre e presin, Prishtinën nga kryeqyteti, të cilës mëtojnë ti hakmerren dhe me fitore ta barazojnë serinë e ndeshjeve finale në 2-2.

Në anën tjetër, mysafirët nga kryeqyteti do të kërkojnë fitore në ‘’Mizahir Isma’’ dhe të shpallen kampionë të Kosovës për edicionin 2018/19.

Pra, sonte na pret një ndeshje tejet interesante në Rahovec, të cilën do të keni mundësi ta ndiqni vetëm dhe ekskluzivisht në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion, që po bën revolucion në basketbollin kosovar si dhe në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.